Një pjesë e qytetit të Ferizajt dhe fshatrat për rreth po ballafaqohen me reduktime të rrepta të energjisë elektrike sot.
Një qytetar nga kjo anë i ka thënë portalit Koha.net se në rrugën “Driton Islami” me rrugët anësore dhe disa fshatra përgjatë magjistralës Prishtinë – Ferizaj nuk kanë rrymë prej orës 09:30 të ditës së sotme.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi është shprehur i mllefosur kur ka hyrë në orën e 9 të mungesës së energjisë.
Koha.net ka provuar të kontaktojë me Viktor Buzhalën, zëdhënës në KEDS, për të mësuar për shkaqet e ndërprerjes së energjisë elektrike në këtë pjesë, por të dielën mbrëma këtë e ka pasur të pamundur.
Në raportimin e zakonshëm nga KEDS për ndërprjet e planifikuara të energjisë elektrike nuk është thënë se në këtë pjesë të Ferizajt do të ketë reduktim.