Derisa Komuna e Ferizajt ka nisur rrënimin e disa objekteve publike të vjetra në qytet dhe në disa fshatra me arsyetim se po paraqesin rrezik për qytetarët, subjektet opozitare Nisma për Kosovën dhe Iniciativa qytetare për Ferizajn kanë vlerësuar se komuna po i hap rrugë mafisë së ndërtimeve, shkruan sot Koha Ditore.
Më së shumti ka nxitur reagime rrënimi i një objekti 2-katesh në rrugën “Ahmet Kaçiku”, në qendër të qytetit me hapësirë prej 5 arësh.
Bashkim Fazliu, këshilltar në KK të Ferizajt nga radhët e Nismës Qytetare për Ferizajn, ka thënë se mafia e ndërtimeve është duke u përhapur, derisa komuna po gjen bashkëpunim të mirë me kompani të ndryshme.
(Gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Shkaku i rritjes së çmimeve, zvarriten projektet për riparimin e gropave në Ferizaj
-
Iniciohet kallëzim penal ndaj Komunës së Ferizajt për dhënien e lejeve ndërtimore pa kritere
-
Shkaku i vjetërsisë së disa objekteve në Ferizaj rrezikohen dhjetëra familje
-
Komuna e Ferizajt mohon se rrënimi i disa objekteve ndërlidhet me projektin “Bashkimi i qytetit”
-
Objekti i pensionistëve në Ferizaj rrënohet për t`ia lërë vendin rrethrrotullimit