Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Një muaj pas aderimit në Nismë, Tafili kalon te Vetëvendosje

Avni Tafili është anëtari më i ri i Vetëvendosjes.

Ky aderim i tij vjen vetëm një muaj pasi kishte kaluar te Nisma për Kosovën nga Partia e Drejtësisë në Kaçanik.

Një vendim të tillë, Tafili e kishte paralajmëruar ditën e arritjes së koalicionit të PDK-së me AAK-në e Nismën.

“Koalicioni AAK-NISMA me PDK, marrëveshje kundër Kosovës dhe perspektives së saj. Kundër lirisë, kundër drejtësisë, kundër zhvillimit, pro hajnisë, tradhtisë e mashtrimit. Shpresoj, pas kësaj pabesie, të bojkotohet masovikisht ky koalicion”, kishte shkruar Tafili në profilin e tij në Facebook.