Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Një muaj paraburgim për tre të arrestuarit, të dyshuar për terrorizëm

Foto: Koha / ilustrim

Gjykata Themelore e Prishtinës ka përfunduar shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë Speciale për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre të arrestuarve sot, R.K, A.A, dhe L.M, të dyshuar për kryerjen e veprës penale: përgatitja e veprave terroriste.

Zëdhënësja e gjykatës, Mirlinda Gashi ka thënë për “Kohën Ditore”, se gjykata ka marrë vendim para pak çastesh që të dyshuarve t`iu caktojë masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, deri më datën 29 korrik.