Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Një mjek e dy infermiere në Tiranë shërohen nga koronavirusi

Një mjek dhe dy infermiere në Tiranë janë në mesin e 19 të shëruarve nga koronavirusi të shtunën, ka bërë të ditur kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.

Ai ka njoftuar në Facebook se ka shkuar në 39 numri i personelit mjekësor të shëruar nga Covid-19.

Deri tash në Shqipëri janë regjistruar të infektuar 548 persona. Janë shëruar 302 e kanë vdekur 26.