Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 833 testime, nga të cilat 43 persona kanë rezultuar me COVID-19.
Ndërkohë, nuk është raportuar për të vdekur si pasojë e COVID-19, ndërsa 62 janë shëruar.
Më së shumti raste të reja janë konfirmuar në Tiranë – 30. Janë 497 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Janë shëruar 62 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 269.924 që nga fillimi i epidemisë.
Shqipëria deri më tash ka regjistruar 273.913 raste me koronavirus, 269.924 janë shëruar, 497 janë aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 3.492 pacientë.