Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

“Një milion pushues kosovarë në një vend”, temë e së dielës në “Koha Ditore”

“Një milion pushues kosovarë në një vend” është kryetitull i së dielës në Koha Ditore.

Në shkrimin kryesor, me të njëjtin titull, mund të mësoni se pse Shqipëria mbetet vendi i preferuar i kosovarëve për pushimet verore, lidhjen e pushimit me politikën dhe festën e ramazanit, çmimet dhe kufizimet nga mos-liberalizimi i vizave.

Për temën e së dielës, vjen komenti “turizëm në qark të mbyllur”.

Në intervistë lexoni se pse dështimet e institucioneve kanë bërë që bukuritë e Kosovës të promovohen vetëm në katalogë.

Në reportazh vjen fshati turistik nga Komuna e Novobërdës dhe hambarët për turistë.

Edhe Numri i së dielës në KOHA Ditore i kushtohet shkuarjes së kosovarëve në bregdet Arbëri Numri i së dielës në KOHA Ditore i kushtohet shkuarjes së kosovarëve në bregdet

Për luftimin e trafikimit të qenieve njerëzore përmes qiellit dhe aferën e bebeve të zhdukura në Izrael, mund të lexoni në faqet e botës.

Në shtatë shkronja, Aida Baro, shfaq pikëpamjet e saj për letërsinë.

“Millosheviqi e donte Kosovën pa shqiptarë” është vazhdimi i fejtonit për operacionin “Patkoi”.

Në Kosovarçe mund të lexoni për Bajramin, si festë të solidaritetit.

Në faqet e kulturës zënë vend shkrimet “vendet e botës si galeri për skulpturat e artistit shqiptar” dhe “pika prej së cilës nis një rrëfim për artin”.

“Monument” sjell historinë e shtëpisë bërthamë të namit të Kryezinjve të Gjakovës.

Edhe “Pa vizion për turizëm”, kryetemë në të dielën me “Koha Ditore” Arbëri “Pa vizion për turizëm”, kryetemë në të dielën me “Koha Ditore”

“Vëllezërit Tahiukaj, krahu i djathtë i Kosovës” dhe “Malësorja e Kosovës, klubi i parë i shahut për femra” janë dy nga shumë shkrimet interesante nga sporti.

Këto dhe shkrime të tjera interesante nga kinematografia, shkenca, teknologjia, moda e shumëçka tjetër, mund të lexoni në 82 faqet e numrit të së dielës në Koha Ditore.