Nazmi Aruqi, një shqiptari i Kosovës iku ne Gjermani ne vitin 1995 për t’i shpëtuar serbëve. Në fillimin e tij atje bëri jetën e një endacaku, ndërsa sot është një biznesmen.
Ai ka thënë se kur kishte shkuar atje dy javë ka qenë nëpër rrugë, pa ngrënë e pa pirë e pa strehë.
Temperaturat në qytezën e Frankfurtit këtë dimër kanë shkuar -16 gradë Celsius, ky dimër i egër e ktheu atë pas në kohën kur flinte rrugëve. Për këtë arsye Nazmiu vendosi që dy hotelet e tij t’i vendosë në dispozicion të personave që nuk kanë një strehë.
“Atë ditë isha me familjen duke shëtitur, dhe kur pashë të pastrehët mu kujtua koha ime kur kam ardhur këtu në Gjermani si një i pastrehë. Atëherë më lindi ideja që në këtë ditë dimri t’i strehoja në hotel. Unë mora në telefon kryetarin e komunës dhe ia propozova këtë ide, bëmë lajmërimin në FB dhe 6 mijë njerëz e ndanë menjëherë. Aty më pas me erdhën dhe mediat gjermane. Barazia më ka dal që unë do t’i jepja këtë strehim pa marrë parash kostot”, ka thënë ai.
Prej një javë Nazmiu në hotelet e tij nuk pret pushues, përkundrazi ai ka vendosur që biznesin e tij të lë në dispozicion të atyre njerëzve që janë harruar shoqëria, pra endacakët. Me disa prej të pastrehëve ai është lidhur aq shumë sa ka vendosur tu ndryshojë jetën, duke i siguruar shtëpi dhe punë.
Edhe Një uragan i pandërprerë si dhuratë për botën“Kemi dhe persona që do t’i jap banesë më qëllimin që të ardhmen ta ngrënë këtu. Do i punësoj ata”, ka shtuar ai./.TCH
Achtung Kälte! Hotel Hasselberg, Otterbacherstr.11, 67659 Kaiserslautern und Hotel Ari, Burgherrenstraße 99, 67661...
Posted by Nazmi Aruqi on Wednesday, February 10, 2021