Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Një i vdekur e 424 raste pozitive sot në Kosovë

Një person ka humbur jetën në 24 orët e fundit si pasojë e COVID-19, ndërsa janë regjistruar edhe 424 raste të reja ditore, si dita më e rëndë deri tash më 2022. 424 rastet e reja kanë dalë nga testimi i 6360 mostrave, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 89 persona. Numri i rasteve aktive është ngritur në 2417.

Si pasojë e COVID-19, nga fillimi i pandemisë kanë vdekur 2992 persona.

Për këtë periudhë kohore janë administruar 3189 doza të vaksinës. Deri tash janë administruar 1 milion e 701 mijë e 91 doza. Nga to 792 mijë e 605 qytetarë i kanë marrë nga dy doza, ndërsa rreth 25 mijë është numri i qytetarëve që kanë marrë ose dozën e tretë, ose atë përforcuese.