Një person ka vdekur dhe 20 raste me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë.
Sipas njoftimit nga Ministria e Shëndetësisë 19 persona janë shëruar, ndërkaq janë kryer 1.891 teste.
Që nga fillimi i pandemisë janë konfirmuar 107.693 raste me COVID-19, 2.254 persona kanë vdekur, janë shëruar 105.274 dhe janë kryer 661.107 teste.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në total numri i rasteve aktive është 165.
Gjithashtu është bërë e ditur se më 24 orët e fundit janë dhënë 3.669 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 144.685 doza të vaksinës. Deri më sot 22.906 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Artikuj të ngjashëm