Një djalë dhe një vajzë kanë ardhur në jetë sapo ka mbërritur Viti i Ri 2020.
Ministrja e Shëndetësisë e Shqipërisë, Ogerta Manastirliu thotë se bebet kanë ardhur në jetë në minutën e parë të këtij viti dhe kanë lindur në dy maternitetet e Tiranës.
“Një djalë dhe një vajzë janë bebat e parë që kanë ardhur në jetë shëndosh e mirë në minutën 1 të vitit 2020. Në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” e para ka lindur Emel, ndërsa në maternitetin “Koço Gliozheni” ka lindur i pari një djalë që gëzon shëndet të mirë!“- shkruan Manastirliu.
Artikuj të ngjashëm
-
Në Shqipëri, fëmija i parë për 2023 është vajzë
-
Foshnjat e para të lindura më 2020 në Shkup janë binjakë
-
Mrekullia e jetës, binjakët vijnë në jetë 20 minuta pas tërmetit shkatërrimtar
-
Një nënë nga Gjilani sjell në jetë trenjak në QKUK në minutat e parë të vitit 2026
-
Vajzë dhe djalë, foshnjat e para të 2025-tës. Numri i lindjeve bie nga viti në vit