Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot jë delegacion të qytetit, Sioux City të Iowa të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në krye me dr. Juline Albert, njofton kumtesa komunale, transmeton Koha.net.
Pas takimit, Haziri tha se Komuna e Gjilanit po vendos themelet e bashkëpunimit me qytetin Iowa në të mire të qytetarëve.
Dr. Juline Albert, zëvëndës president e Western Iowa College dhe e deleguar e kryetarit të Sioux City, u shpreh e emocionuar me vizitën dhe fillimin e bashkëpunimit me Gjilanin.
“Jam e ngazëllyer që po e vizojmë Gjilanin, këtë qytet të mrekullueshëm me njerëz, po ashtu, të mrekullueshëm dhe miqësor. Jam e ngazëllyer që po e bëjmë partneritetin mes Iowa’s dhe Komunës së Gjilanit”, tha Juline Albert.