Bashkëpunimeve të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës me bankat homologe dhe institucionet financiare ndërkombëtare të Evropës dhe me gjerë, i shtohet edhe bashkëpunimi me Bankën e njohur në botë, Riksbank e Suedisë, bën të ditur BQK përmes një njoftimi për media.
Një delegacion i lartë i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, i kryesuar nga kryetari i Bordit Prof. Dr. Bedri Peci dhe i përbërë nga anëtari i Bordit të BQK-së, Nuhi Ahmeti, zëvendësguvernatori për operacione bankare,Lulzim Ismajli, dhe udhëheqësi i Divizionit për Parandalimin e Pastrimit të Parave, Labinot Preniqi, po qëndrojnë në një vizitë zyrtare në Bankën Qendrore të Suedisë, Riksbank. Delegacioni u takua me kryesuesen e Këshillit të Përgjithshëm të Riksbank, znj. Susanne Eberstein, zëvendëskryesuesin e Këshillit të Përgjithshëm, Michael Lundholm, guvernatorin Stefan Ingves dhe zëvendësguvernatorin, Henry Ohlsson.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMe këtë rast, u diskutuan modeli dhe struktura qeverisëse në Bankën Qendrore të Kosovës dhe atë të Suedisë, gjendja e sektorit financiar, politika monetare, menaxhimi i rezervave shtetërore, rritja e efikasitetit të sistemit të pagesave dhe sfidat kryesore që ballafaqohet bankingu qendror në Republikën e Kosovës.
Përfaqësuesit e Bankës së Suedisë i premtuan delegacionit të BQK-së që t’i ofrojë mbështetje për projektin elektronik të pagesave përmes mobilit të quajtur “Swish”, të cilin banka suedeze e ka implementuar kohë më parë.
Në përmbyllje të takimit kryetari i Bordit të BQK-së, Peci ftoi kryesuesen e Këshillit të Përgjithshëm të Bankës Qendrore të Suedisë, znj. Eberstein, që në një të ardhme të afërt të vizitojë Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës, e cila me kënaqësi e pranoi këtë ftesë.