Një ditë para takimit në Bruksel lidhur me ndalimin e përdorimit të dinarit si mjet pagese në Kosovë, Banka Qendrore e Kosovës për KOHËN ka konfirmuar se do të marrë pjesë në takim.
Në përgjigje, BQK-ja ka thënë se kohë më parë ka shprehur gatishmërinë që të angazhohet dhe takohet edhe me Bankën Popullore të Serbisë (NBS).
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) kohë më parë ka shprehur gatishmërinë që të angazhohet dhe takohet edhe me Bankën Popullore të Serbisë (NBS), për të fasilituar në përzgjedhjen e opsionit me të lehtë për procesin e transferimit të mjeteve përmes kanaleve bankare në llogaritë e përfituesve (në Euro)..Në këtë kuptim, edhe i përgjigjet ftesave kur janë të nevojshme, për takime të tilla informuese, siç edhe ka bërë në vazhdimësi edhe me prezencën ndërkombëtare në vend”, thuhet në përgjigjen e BQK-së.
Për takimin e paraparë për të martën, në Qeveri nuk e kanë bërë të qartë se kush saktësisht do ta përfaqësojë Kosovën. Ndërkaq në Serbi kanë deklaruar se shefi i Zyrës për Kosovën dhe kryenegociatori Petar Petkoviq, do ta përfaqësojë Serbinë.
Klisman Kadiu, këshilltar për media i zëvendëskryeministrit Besik Bislmi, nuk ka sqaruar se kush do të shkojë në takim, por vetëm e ka referuar redaksinë në përgjigjen ku thuhet se niveli politik, kryenegociatori e anëtarë të ekipit negociator nuk do të marrin pjesë në këtë takim.