Komunarëve të Podujevës nuk u ka mjaftuar as një dekadë kohë për ta funksionalizuar çerdhen që gjendet afër shkollës së mesme teknike “Fan S. Noli” në Podujevë, shkruan sot Koha Ditore.
Përveç kësaj, ata nuk kanë dhënë asnjë arsye pse po zvarritet hapja e këtij institucioni parashkollor për kaq vjet.
Pyetjet për këtë u janë dërguar nga 10 dhjetori, por përgjigjet kanë munguar. Ndërkohë zyrtarët e Lëvizjes Vetëvendosje në këtë komunë e kanë akuzuar pushtetin e Podujevës si të papërgjegjshëm. Këshilltarja e VV-së, Lirika Maliqi, ka thënë se Podujeva ka nevojë edhe për më shumë çerdhe por, sipas saj, një gjë e tillë nuk pritet nga ky pushtet.
(Më shumë lexoni sot në Koha Ditore)
Artikuj të ngjashëm
-
Një vit pas ndërtimit, Prizreni nuk e funksionalizon çerdhen publike
-
Çerdhja për fëmijë bëhet çerdhe e qenve endacakë
-
Opozita kërkon përgjegjësi për djegien e çerdhes që nuk u funksionalizua kurrë
-
Funksionalizimi i çerdhes - peng i buxhetit qe gjashtë vjet
-
Dy çerdhe të ndërtuara para një viti në Prishtinë nuk funksionalizohen