Një 77 vjeçar nga Ferma Partizani në qytetin e Kuçovës është viktima e parë e vapës së kësaj vere në qytetin e Kuçovës.
Kryefamiljari është gjetur pa ndjenja në rrugë, disa kilometra larg nga banesa e tij, nga kalimtarët e rastit, raporton Top Channel.
Ai është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Beratit, por mjekët e spitalit deklarojnë se 77-vjeçari mbërriti në gjendje të vdekur në spital.
Pas ekzaminimit mjekoligjor të viktimës, është deklaruar se vdekja ka ardhur për shkak të “kardiomiopisë së dilatuar” e quajtur ndryshe “zmadhimi i zemrës”.
Sipas mjekëve, kjo diagnozë prek të sëmurët kronikë me zemër dhe vjen si rezultat i dehidratimit për shkak të mospërballimit të temperaturave të larta.
Në 3 ditët e fundit temperaturat kanë arritur në mbi 40 gradë celsius, ndërkohë që në qytetin e Kuçovës termometri këto ditë ka arritur në 41 gradë celsius, për shkak të puseve të naftës.
-
Vapa ekstreme, vrasësi i heshtur: Si po bëhen vdekjeprurëse temperaturat e larta
-
Dy kosovarë humbin jetën në Velipojë
-
Nxehtësia ekstreme përfshin Evropën, thyhen rekordet e temperaturave
-
Shtohen rastet që kërkojnë ndihmë mjekësore shkaku i vapës së madhe
-
Vdiq në Velipojë turisti i moshuar nga Kosova