Një paciente 41-vjeçare lehonë e konfirmuar me koronavirus ka vdekur sot në QKUK.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e QKUK-së, Mirlinda Qyqalla.
“Poashtu, rreth orës 6:35 një grua shtatzënë, e lindur me 1980, e konfirmuar si COVID-19, ka ndërruar jetë pas trajtimit disa ditor në këtë njësi. Poashtu, kishte sëmundje të tjera shoqëruese.”, ka shkruar Qyqalla.
KOHA ka marrë vesh se ajo kishte lindur më 17 mars në sallën emergjente dhe gjendja e foshnjes është e rëndë. Foshnja ka lindur 31 javë e katër ditë me peshë 1665 gramë dhe tani është në ventilim mekanik.
Ndërkaq është bërë e ditur se sot ka vdekur poashtu edhe një 21-vjeçare e infektuar nga COVID-19.
“Një paciente e lindur në vitin 2000, e cila përveç se ishte e prekur nga COVID-19, kishte edhe probleme të tjera shoqëruese shëndetësore. Përkundër kujdesit maksimal nga ekipi kujdestar, ajo nuk ka arritur të mbijetonte”, ka thënë ajo.