Fatkeqësi e ka konsideruar auditorja e përgjithshme, Vlora Spanca, nivelin e zbatimit të rekomandimeve të Zyrës Kombëtare të Auditimit nga institucionet të cilat i nënshtrohen auditimit të kësaj zyre.
Ajo ka bërë të niveli i zbatimit të rekomandimeve të ZKA-së nga institucionet është 45 për qind.
Sipas saj, planveprimet për zbatim të rekomandimeve të Auditimit në shumë raste “vetëm mbesin në sirtarë”.
“Nuk monitorohen e nuk diskutohen”, ka thënë ajo në “Java Sonte me Rronin”. “Pasi e bëjmë çdo vit auditimin e shohim se po përsëriten”.
E shqetësues për të ka qenë edhe fakti që ka pasur rritje të numrit të rekomandimeve te ndërmarrjet publike nga 157 në 207 si dhe në atë të nivelit lokal që është rritur për 67.
Edhe
Spanca: Mbi 50 për qind e rekomandimeve të ZKA-së mbetën të pazbatuara nga ministritë
Deri më 30 qershor, ZKA-ja ka finalizuar 121 auditime të ministrive, nivelit lokal, institucione të pavarura e 12 ndërmarrjeve publike. Ajo ka thënë se qëllimi i ZKA-së është të auditojë performancën sidomos në fushat me interes për qytetarët.
Në 121 auditime, janë dhënë 993 rekomandime të rregullsisë dhe performancës.
Duke folur për auditimin në Komunën e Prishtinës, Spanca ka thënë se mangësia më e madhe që e karakterizon kryeqytetin është procesi i pranimit të punonjësve. Ajo ka thënë se ka pasur mangësi në dhënien e kontratave të punës, në ndryshime çmimesh të kontratave e shfrytëzim të parcelave pa kompensim për komunën.
Sipas saj, viti 2021, ka regjistruar rritje të lëshimeve në nivel lokal “pasi që kryetarët dhe Komunat ishin në shërbim të zgjedhjeve elektorale”.
“Kanë qenë shumë dorëshlirë”, ka thënë ajo për krerët e disa prej komunave për vitin 2021, duke shtuar se bëhet fjalë për mangësi që janë gjetur kryesisht në subvencione të lëshuara pa plotësuar kritere.
Për Spancën, zbatimi i rekomandimeve mund të bëhet vetëm nëse ka vullnet të palëve. Ajo ka thënë se duhet të ketë më shumë përgjegjësi nga secili që ushtron pozitë zyrtare e të rritet llogaridhënia.
Edhe
Auditimi evidenton shkelje të shumta në menaxhimin e parasë publike
Nga analizimi i 80 për qind të raporteve të publikuara të auditimit për vitin 2021, për 67 raste është njoftuar Prokurori i Shtetit, ka thënë tutje ajo.
Spanca, që vitin e shkuar kërkoi uljen e pagës së saj, ka thënë se mision të punës e ka që zyrtarët publikë të kuptojnë që pozita e sektorit ku punojnë s’është për përfitime personale.