Ngjashëm si deputeti i AAK-së, Shkumbim Demalijaj, edhe deputeti i Nismës Haxhi Shala, thotë se do t’i punësonte njerëzit e partisë së tij para të tjerëve, raporton KTV.
Përveçse do t’i favorizonte njerëzit e partisë, Shala e ka pranuar se vetëm pas ardhjes në pushtet të Nismës, në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, që udhëhiqet nga kjo parti, është punësuar mbesa e tij.
Donjeta Bytyqi, fillimisht, ishte punësuar me kontratë mbi vepër, por më 16 janar të këtij viti e ka fituar pozitën ‘zyrtare e lartë për ekzaminim’, në Ministrinë e Tregtisë.
Ky dikaster nuk ka kthyer përgjigjeje në pyetjet e KTV-së, se në çfarë periudhe është punësuar Bytyqi dhe nëse ndikoi partia që udhëheq me këtë ministri, në punësimin e saj.
-
Nisma, si AAK-ja, për punë preferon njerëzit e partisë së saj
-
Anëtarja e Nismës avancohet në Ministrinë e Tregtisë
-
Dy kunatat e ministrit Endrit Shala punësohen nga Ministria që drejtohet nga Nisma
-
MTI-ja “forcohet” me kuadro nga Nisma
-
Nisma vërshoi Ministrinë e Tregtisë me të punësuar me kontrata mbi vepër