Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Nisma s’do seancë për demarkacionin pa qenë të sigurta votat për të

Deputeti i Nismës Social Demokrate, Bilall Sherifi, ka theksuar sot se nuk do të ketë seancë për votimin e demarkacionit me Malin e Zi derisa të jenë të sigurt se do të jenë votat për ta ratifikuar atë.

Ai pas mbledhjes së Kryesisë me Grupet Parlamentare, tha se sot është diskutuar vetëm rreth seancave të papërfunduara.

“Për demarkacion nuk është fol, ju e dini tashmë nuk është e fshehur se mungojnë dy tri vota. Ato si duket nuk janë siguruar ende dhe nëse ato nuk sigurohen nuk do të ketë seancë dhe nuk do të thirret nëse nuk ka gatishmëri”, tha Sherifi pas mbledhjes së Kryesisë.