Arbëri

Nisma premton ndryshimin e Ligjit për Veteranët

Kryetari i Nismes Socialdemokrate në Gjakovë, Fazli Hoxha, ka thënë se partia e tij synon ndryshimin e Ligjit për Veteranët e UÇK-së.

Në takim elektoral, Hoxha ka thënë se Nisma do bëjë ndryshimin që të gjithë veteranët mund të punojnë dhe njëkohësisht ta marrin pensionin e veteranit.

“Në programin e Nismes, qytetarët do të jenë në plan të parë. Programi do të bëhet për gjithë sektorët, por ajo që do jetë me shumë rëndësi do të jetë ndryshimi i Ligjit për Veteranët e luftës. Ne ju premtojmë se me Nismen do bëhet ndryshimi dhe të gjithë veteranët do kenë mundësinë edhe të kenë pension edhe të punojnë”, ka thënë ai.

Hoxha ka përmendur se lideri i kësaj partie, Fatmir Limaj, është person që u bën ballë sfidave, duke shtuar se Nisma ka në plan të parë qytetarin.