Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Nisma në Kuvend do të veprojë e vetme

Nisma për Kosovën në Kuvend do të ketë grup parlamentar të vetin.

Kështu ka konfirmuar për KosovaPress sekretari i Nismës, Bilall Sherifi.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas tij, Nisma do të vazhdojë të qëndrojë në koalicion por në Kuvend do ta ketë grupin e vet me deputetët e tyre të cilët do të kenë qëndrim si parti për çështje të ndryshme.

“Kjo është e natyrshme ne do ta kemi grupin tonë parlamentar siç do ta ketë PDK-ja dhe AAK-ja. Ne vazhdojmë të funksionojmë si koalicion, por që do ta kemi grupin tonë parlamentar”, tha Sherifi.

Nisma për Kosovën ka njoftuar se do t’i ketë së paku tetë deputetë në Kuvend, por Sherifi tha se janë në pritje edhe të deputetit të nëntë.

Koalicioni i tri partive, që po njihet ndryshe si PAN, në zgjedhjet e 11 qershorit, sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, ka dalë e para duke marrë 33.92 për qind të votave.