Diku 300 delegatë morën pjesë në Kuvendin e punës së Degës së Nismës Social Demokrate në Gjilan, ku mori pjesë edhe kryetari i kësaj partie Fatmir Limaj.
Ai në Facebook ka shkruar se “në një atmosferë madhështore dhe me një entuziazëm të jashtëzakonshëm, Dega e Nismës Socialdemokrate në Gjilan mbajti Kuvendin e Punës”.
“Nga ky kuvend Nisma do të dalë edhe më e fuqishme, më e strukturuar dhe e gatshme për sfidat e aktivitetet e reja. Falënderim dhe mirënjohje për të gjithë aktivistët që ditë e natë nuk u ndalën së punuari për ta rritur e zgjeruar frymën e Nismës Socialdemokrate në çdo cep të vendit, përfshirë edhe Gjilanin. Mirëseardhje për të gjithë anëtarët e rinj të cilët në muajt e fundit i janë bashkuar degës sonë në Gjilan. Urime strukturave të reja të dala nga ky Kuvend i Punës! Na priftë e mbara”, ka shkruar Limaj.
-
Fatmir Limaj rizgjidhet kryetar i NISMËS Socialdemokrate
-
Limaj letër Hamzës, ofron “bashkim politik”
-
Limaj: Me PDK-në në një listë do të luftonim për vendin e parë
-
Limaj: Qytetarët e kanë mundësinë të rreshtohen krah veprave që e ndryshuan Kosovën
-
Nuk do të heq dorë, do ta çajmë rrethimin - Limaj kërkon votën në Prishtinë