Kryetari i Degës së NISMA-s në Prizren, Zafir Berisha, ka kërkuar që përfaqësuesit e kontingjentit gjerman të KFOR-it të mos nxitojnë me përcaktimin e destinimit të ardhshëm të Kampit fushor ushtarak në Prizren. Në një konferencë shtypi, të premten, ai ka shprehur dyshimin se Qeveria aktuale lokale mund ta keqpërdorë këtë hapësirë apo t’i japë orientim të gabuar, prandaj duhet pritur përfundimin e zgjedhjeve lokale para vendimmarrjes për këtë zonë, shkruan sot Koha Ditore.
Megjithëkëtë propozimi i subjektit të tij është që Kampi fushor ushtarak të shndërrohet në Zonë industriale dhe kampus sportiv, e jo që aty të vendoset kampusi i UPZ-së.
(Më gjerësisht mund të lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Definimi i statusit të kampit ushtarak, pas studimit të fizibilitetit
-
Parku i Inovacionit dhe Trajnimeve në Prizren ende jofunksional
-
Parku i inovacioneve në Prizren, në funksion të projekteve zhvillimore
-
Kampi fushor gjerman destinohet për Park inovacioni dhe trajnimi në Prizren
-
Zafir Berisha: Nisma, forca e vetme që sjell ndryshime në Prizren