Nisma për Kosovën po shqyrton katër emra për t’i emëruar ministra të rinj në qeverinë e ardhshme, pas nënshkrimit të marrëveshjes për bashkëqeverisje mes koalicionit PAN dhe AKR-së të hënën në mbrëmje.
KosovaPress merr vesh nga burime brenda Nisma për Kosovën se emrat që po diskutohen për t’u emëruar ministra të rinj janë Bajram Hasani, Shyqyri Bytyçi, Shukrije Bytyçi dhe Valdete Bajrami.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Emrat që po flitet brenda partisë së mund të emërohen ministra të rinj janë Bajram Hasani, Shyqyri Bytyçi, Shukrije Bytyçi dhe Valdete Bajrami. Por ende nuk ka asgjë përfundimtare”, ka thënë ky burim.
Në bazë të marrëveshjes së nënshkruar mbrëmë, Nisma do të drejtojë tri ministri, Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ministrinë e Tregtisë dhe të Industrisë dhe Ministrinë e Punës dhe të Mirëqenies Sociale, si dhe postin e një zëvendëskryeministri.