Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Nisma akuzon kreun komunal për degradim të sektorit të arsimit

Nisma Socialdemokrate - dega në Shtime nëpërmjet një komunikate për media të enjten, ka kritikuar kryetarin e Komunës, Naim Ismajli, për degradim të sektorit të arsimit me arsyetim se ka bërë përzgjedhjen më të dobët për emërimin e drejtorëve të shkollave.

Sipas këtij subjekti, Komuna ka larguar nga pozita drejtorin e shkollës fillore “Emin Duraku” në Shtime dhe ka pranuar një drejtoreshë të re që askush nuk e dinë se çfarë kualifikimi e ka. Mirëpo, në anën tjetër ndaj komunikatës së NISMA-s, ka reaguar ish-drejtori i kësaj shkolle, Skender Bajrami, duke deklaruar se me dëshirë ka dhënë dorëheqje në marrëveshje me Komunën për të qëndruar zëvendësdrejtor i kësaj shkolle, shkruan sot Koha Ditore.

Gjithashtu, nga ana tjetër rreth kësaj komunikate ka reaguar menjëherë edhe kryetari Ismajli, duke sqaruar se drejtori nuk është shkarkuar, por me kërkesë të tij është liruar nga pozita e drejtorit dhe ka kaluar në pozitën e zëvendësdrejtorit në të njëjtën shkollë.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.