Komuna e Prishtinës ka thënë se projekti i reformimit të transportit publik në kryeqytet përfshin edhe investimet në infrastrukturën përcjellëse dhe informimin e saktë e në kohë të orarit të qarkullimit të autobusëve urban.
“Kanë filluar procedurat e prokurimit për projektin e mobilerisë urbane përmes së cilës pritoret e autobusëve në Prishtinë do të marrin pamje të re”, thuhet në një njoftim të shkurtër të Komunës në Facebook.
Titulli i kontratës është “Mobileria urbane -Furnizimi dhe vendosja e pritoreve për autobus të transportit publik të udhëtareve”.
Artikuj të ngjashëm
-
Prishtina po bëhet me 30 autobusë të rinj
-
Zëvendësohen pritoret e autobusëve në Prishtinë, Komuna thotë se janë vjetërsuar
-
Nis ndërtimi i pritoreve në Prishtinë
-
Pritoret e para në kryeqytet planifikohet të shpërndahen gjatë këtij muaji
-
Prishtina shpall tenderin për pritore të autobusëve në kryeqytet