Në ambientet e Kuvendit të Kosovës kanë nisur homazhet për ish-kryeministrin e vendit, Bajram Rexhepi.
Trupi i pajetë i ish-kryeministrit të Kosovës Bajram Rexhepi ka mbërritur nga Stambolli në Prishtinë.
Arkivoli i tij ka arritur në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari”.
Duke filluar nga ora 10:00 në hollin e Kuvendit të Kosovës kanë nisur homazhet.
Ai ka ndërruar jetë dje në spitalin e Stambollit, ku vuante nga sëmundja e sulmit në tru, transmeton KP.
Personalitete të larta politike të vendit dhe të rajonit kanë ngushëlluar familjen dhe popullin e Kosovës për humbjen e kryeministrit të parë të pasluftës në Kosovë.
Artikuj të ngjashëm
-
Të gjitha nderimet dhe fjalimet që u bënë për ish – kryeministrin e ndjerë Rexhepi
-
Mitrovica nderon Bajram Rexhepin me homazhe
-
Sejdiu bën homazhe para trupit të ish-kryeministrit të Kosovës
-
Arrin në Prishtinë arkivoli me trupin e ish-kryeministrit Bajram Rexhepi
-
Sot mbahet ceremoni mortore për Bajram Rexhepin