Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Nisin homazhet në nderim të Blerim Pecit

Në Qendrën e Kulturës në Mitrovicë, kanë filluar homazhet në nderim të aktorit të njohur Blerim Peci.

Homazhet do të zgjasin deri në orën 15:00. Ndërsa, ai do të varroset në 16:00, në Mitrovicë.

Aktori i njohur Blerim Peci, ka vdekur sot në orët e hershme të mëngjesit.

Peci njihet si njëri prej humoristëve më të pëlqyer në vend. Ai karrierën e pati nisur në emisionin “Show Meselation”, ndërsa në vitet e fundit aktori ka qenë pjesë e emisionit humoristik “Vikendi” i cili është transmetuar në televizionin publik.

Artikuj të ngjashëm