Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani po qëndron për një vizitë në Kosovë. Ai është prit me një ceremoni shtetërore nga presidenti Hashim Thaçi të cilit i ka ndarë mirënjohjen “Urdhëri i lirisë” nga Kosova.
Thaçi, ka vlerësuar punën e Nishanit për popullin shqiptar dhe angazhimin e tij për njohjen e Kosovës, si dhe anëtarësimin në organizata të ndryshme.
“Faktori i brendshëm, politik duhet ta ndihmoj procesin integrues të Kosovës dhe Shqipërisë, duhet te kemi institucione demokratike. Rruga e Shqipërisë është me afër, Kosova ka përmbyllur suksesshëm implementimin e kritereve për viza”, është shprehur ai.
Ai ka thënë se bashkimi i Kosovës me Shqipërinë që ndryshe është përfolur edhe si krijimi i “Shqipërisë së Madhe” është propagandë e Beogradit.
Ndërsa Presidenti Bujar Nishani ka thënë se e ardhmja e përbashkët e Shqipërisë dhe Kosovës është drejt Bashkimit Evropian.
“Përderisa është proces që ka nisur para 100 vitesh në filozofi, parime dhe përcaktim, do të vazhdojë gjatë pa u ndikuar nga procese politike”, ka thënë Nishani në një konferencë për media.
-
Osmani pret në takim Begajn: Kosova e Shqipëria të jenë përherë pranë njëra-tjetrës
-
Avancimi i Shqipërisë drejt BE-së, Hoxhaj: Thirrje reflektimi për Kosovën
-
Terras: E ardhmja e Kosovës qëndron në BE, por anëtarësimi kërkon reforma
-
Haxhiu kërkon avancimin e Kosovës drejt statusit të vendit kandidat për anëtarësim në BE
-
Begaj: Liria e Kosovës erdhi me luftën e UÇK-së dhe vendosmërinë e aleatëve