Presidenti i Republikës së Shqipërisë , Bujar Nishani ka dekretuar ndryshimet në qeveri.
Kreu i shtetit ka dhënë dekretin e tij për ndryshimet në gjashtë ministri dhe zëvendësimin e tyre me ministra teknikë të propozuar nga opozita.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDekretet e Nishanit do të votohen nga Kuvendit sot në 18:00 gjatë seancës së jashtëzakonshme.
Kështu, Nishani ka dekretuar largimin nga detyra të zv/kryeministrit Niko Peleshi dhe zëvendësimin e tij me Ledina Mandia.
largimin e Fatmir Xhafajt te Ministria e Brendshme dhe zëvendësimin e tij me Dritan Demirajn, Arben Ahmetajn te Financat me Helga Vukaj, Petrit Vasilin e Ministrisë së Drejtësisë me Gazmend Bardhin, Lindita Nikollën e Ministrisë së Arsimit me Mirela Karabino, Ogerta Manastirliun e Ministrisë së Shëndetësisë me Arben Beqirin si dhe Olta Xhaçkën e Ministrisë së Punës me Xhuljeta Kërtushën.
Një ditë më parë u bënë të ditur edhe emrat e atyre që do të drejtojnë KQZ-në, dhe Avokatin e Popullit.
Ministrat teknikë të emëruar:
Zv/kryeministër - Ledina Mandia
Minister i Brendshem - Dritan Demiraj
Minister i Financave - Helga Vukaj
Minister Drejtësie - Gazmend Bardhi
Minister i Arsimit dhe Sportit - Mirela Karabino
Minister i Shëndetësisë - Arben Beqiri
Minister i Mirëqenies Sociale - Xhuljeta Kërtusha.
Ikin nga detyra
Niko Peleshi- Zv/Kryeministër
Arben Ahmetaj - Ministër i Financave
Fatmir Xhafaj - Ministër i Brendshëm
Olta Xhaçka - Ministre e Punës
Petrit Vasili - Ministër i Drejtësisë
Lindita Nikolla - Ministre e Arsimit