Në kuadër të rregullimit të sistemeve të kanalizimeve në fshatrat e Komunës së Malishevës, edhe në fshatin Rud ka filluar zgjerimi i këtij sistemi, duke e lidhur edhe një pjesë të fshatit që deri më tani nuk ka qenë i kyçur në sistemin e kanalizimit të fshatit.
Punimet në zgjerimin e këtij sistemi të kanalizimit i ka inspektuar nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha dhe drejtori komunal i Urbanizimit, Islam Vrenezi.
“Nënkryetari Berisha dhe drejtori Vrenezi, janë ndarë të kënaqur me punimet që janë duke u zhvilluar, pasi operatori, deri më tani, është duke i kryer punimet sipas planifikimit dhe brenda pak ditëve, edhe pjesa e hyrjes së fshatit Rud, do të jetë i kyçur në sistemin e kanalizimit”, thuhet në komunikatën e Komunës së Malishevës.
Vrenezi ka sqaruar se bëhet fjalë për mbi 500 metra rrjet i ri i kanalizimit, për këtë pjesë të fshatit, dhe kjo bëhet në kuadër të investimeve të Komunës së Malishevës, në rregullimin e infrastrukturës së sistemeve të kanalizimeve.
Përndryshe, nënkryetari Berisha është takuar edhe banorët e fshatit Rud, të cilët, sipas komunikatës, janë shprehur të kënaqur me këtë investim dhe përkujdesjen e vazhdueshme të komunës, në raport me fshatin e tyre, i cili edhe pse është një prej fshatrave të largëta, investimet e komunës nuk kanë munguar.
-
Malisheva vazhdon zgjerimin e rrjetit të kanalizimit në Drenoc dhe Banjë
-
Përfundojnë 2 kilometra rrjet të kanalizimit në tre fshatra të Malishevës
-
Fillon zgjerimi i rrjetit të kanalizimit në Gurbardh të Malishevës
-
Zgjerohet rrjeti kanalizimit në Llapçevë të Malishevës
-
Nis ndërtimi i një pjese të kanalizimit në Banjë të Malishevës