Janë hapur dyert e qendrave të votimit në Komunën e Preshevës për zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale që po mbahen atje.
Rreth 42 mijë qytetarë kanë të drejtë vote sot për të votuar për 38 këshilltarët për legjislaturën e re të parlamentit lokal.
Për parlamentin në nivel qendror ishin bërë bashkë, por shqiptarët e Preshevës në këto zgjedhje të jashtëzakonshme garojnë me gjashtë lista të ndryshme. Serbët janë në koalicion prej tetë partive serbe të bashkuara në partinë SNS.
Nga 7 lista zgjedhore, 4 janë parti politike, 2 janë grupe qytetarësh dhe njëra koalicion.
Kujtojmë se Kuvendi Komunal u shpërnda në mes të muajit dhjetor të vitit 2020 për arsye se nuk u mbajt asnjë seancë që nga 27 gushti 2020.
Edhe
Hapen vendvotimet
Ndërrimi i orës shkakton vonesa të procesit zgjedhor në Preshevë
Ndërrimi i akrepave të orës, ka shkaktuar vonesa në procesin zgjedhor në Preshevë. Komisionerët e autorizuar në zgjedhjet e sotme kanë arritur me vonesë në njësitë ku janë të angazhuar.
Këtë e ka konfirmuar për KosovaPress, kryetari i Komisionit Komunal Zgjedhor, Kenan Kamberi i cili tregon se tashmë janë hapur 90 për qind e vendvotimeve.
"Presheva numëron 38 vendvotime. Diku 42 mijë janë të regjistruar. Probleme deri tash nuk ka pasur, presim që qytetarët edhe me i respektuar masat", shprehet ai.
Ai thotë se ka pasur vonesa në mbledhjen e Këshillave të Votimit të komisionerëve si shkak i ndërrimit të orës.
"Për shkak se u ndërrua ora, disa komisionerë, disa persona të autorizuar ku mbahen votimet me siguru kanë harruar me ndërrua orën ose kanë ardhur me vonesë. Tek ajo ke problem pak i vogël pro u rregullua", thotë Kamberi.
Edhe
Hapen vendvotimet
Ai shton për KosovaPress se në zgjedhjet e jashtëzakonshme të cilat po mbahen sot në Preshevë, kanë shtuar në listat e votuesve mbi 120 persona.
"Lista e votuesve që kanë të drejtë vote sot është rritur për 121 persona. Ata që kanë vdekur janë hequr prej listave, ata që kanë mbush 18 vjet janë shtuar", thekson ai.