Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Nis viti i ri shkollor në Kosovë

Sot në Kosovë nis viti i ri shkollor në arsimin parauniversitar.

Për dallim nga vitet e kaluara sivjet përgjegjësia për blerjen e teksteve shkollore për nxënësit u është bartur prindërve, por që mjetet për blerjen e tyre do të ndahen nga Qeveria e Kosovës.

Javën e shkuar, Ministria e Arsimit ka njoftuar për ndarjen nga 80 euro për prindërit e nxënësve të klasave nga e para deri në të pestën për t’i blerë librat shkollorë.

Procesi është përcjellë me debat të madh në publik, ndërsa së fundmi qytetarët janë ankuar se pagesa për libra po u mbërrin gati në 80 euro, dhe se ato nuk mund të vlejnë edhe për furnizim me materiale të tjera shkollore, siç thoshte ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.

Ndërkohë të enjten, një ditë para fillimit të procesit mësimor Nagavci ka njoftuar se kanë përfunduar procedurat e pagesës për blerje të librave shkollorë për 81 mijë përfitues.

Edhe Nagavci insiston se 80 € mjaftojnë për tekstet, por shumë prindër as ato nuk i kanë marrë Arbëri Nagavci insiston se 80 € mjaftojnë për tekstet, por shumë prindër as ato nuk i kanë marrë

Sipas saj, në këtë grup hyjnë prindërit që kanë aplikuar deri më datë 29 gusht për furnizim me tekste shkollore dhe materiale mësimore.

Ajo ka bërë të ditur se numri i tërësishëm i aplikimeve është mbi 115 mijë dhe se pjesa tjetër do të trajtohet me grupin e radhës.

Nagavci ka shtuar se janë identifikuar vetëm 75 raste me gabime nga prindërit gjatë aplikimit. Ka thënë se ata do të njoftohen për rishikimet e nevojshme.

Të mërkurën, Qeveria ndau afro 13 milionë euro për këtë subvencionim. Aplikimi do të jetë i hapur gjatë tërë shtatorit.

Nagavci: Po punojmë për rritjen e cilësisë së teksteve shkollore

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka uruar nxënësit, mësuesit e prindërit për fillimin e vitit të ri shkollor.

Edhe Nagavci: 80 euro janë të mjaftueshme për blerjen e librave Arbëri Nagavci: 80 euro janë të mjaftueshme për blerjen e librave

Nagavci përmes një videoje ka thënë se ministria me komunat kanë bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e këtij viti shkollor. Teksa ka theksuar se po punojnë çdo ditë për përmirësimin e infrastrukturës shkollore e ligjore dhe rritjen e cilësisë së teksteve mësimore.

“Sot shkollat tona hapin dyertë për të mirëpritur fëmijët në ditën e parë të vitit të ri shkollor. Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë në bahskëpunim dhe me komunat e shkollat kanë bërë të gjithë përgatitjet e duhura për fillimin e vitit të ri shkollor 2023/2024. Si Ministri po punojmë çdo ditë për të përmirësuar infrastrukturën shkollore e ligjore dhe vazhdojmë punën tonë për rritjen e cilësisë së teksteve shkollore mësimore. Gjatë punës sonë në Ministri të Arsimit me vendosmëri po avancojmë politikat arsimore”, tha ajo.