Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Nis viti akademik në Shqipëri, nga 83 mijë studentë, 22 mijë për herë të parë

Tiranë, 15 tetor - Sot nis viti i ri akademik për rreth 83 mijë studentë në ciklin e parë, bachelor dhe profesional.

Rreth 22 mijë prej studentëve prekin për herë të parë auditoret e universitetit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Viti i ri akademik nis edhe për 10 mijë pedagogë të brendshëm dhe të jashtëm në universitete.

Këtë vit hapen 103 programe të reja studimi, 49 në profesional dhe 54 në bachelor.

Ndërkohë që për herë të parë mësuesia është renditur e treta në preferencat e maturantëve pas ekonomikut dhe shkencave sociale pasi rreth 16% e studentëve janë regjistruar për mësuesi.