Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Nis tryeza e PSD-së, pa prani të gazetarëve

Ka nisur tryeza e thirrur nga PSD-ja, e mbyllur për media, raporton KTV.

Kjo tryezë po kryesohet nga kryetari i PSD-së Shpend Ahmeti.

Të pranishëm janë përfaqësues të PDK, LDK, VV, AAK, Nisma, AKR, LB e disa parti tjera të vogla, por më pak në numër krahasuar me takimet e kaluara.

Më parë tryeza të tilla kanë thirrur edhe LDK, PDK dhe Vetëvendosje, ku është kërkuar një koordinim i partive politike për çështjet e rëndësishme që e presin Kosovën, ndërsa partitë opozitare kanë kërkuar edhe caktimin e kohës së mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare të jashtëzakonshme.