Dhunimi që Mihal Kokëdhima, pronari i restorantit “Panorma”, u bëri turistëve spanjollë bëri të mundur që organet shtetërore të bënin kontrolle mbi restorantin ku rezultoi që restoranti ishte ndërtim pa leje dhe se Milhal Kokëdhima nuk i paguante taksat.
Kjo ka bërë që sot të merret vendimi për prishjen e restorantit “Panorma” i cili ndodhet në plazhin e Porto Palermos në Himarë. Aktualisht ka rreth 100 forca policie dhe të IKMT-së tek restoranti si dhe një vinç që do të shembë restorantin e Kokëdhimës, raporton TCH.
Pritet largimi i orendive nga restoranti dhe hoteli që të fillojë prishja e godinës. Ndërkohë është shembur tabela kryesore me emrin e restorantit.
Kujtojmë që Mihal Kokëdhima ka marrë masën arrest me burg. Ai ndoqi dhe dhunoi turistët spanjollë pasi ata nuk qëndruan për drekë tek restoranti i tij nga pakënaqësia me shërbimin.
-
Një vit burgim për pronarin e restorantit që sulmoi turistët spanjollë në Porto Palermo
-
Burgoset pronari i lokalit në Himarë që terrorizoi turistët spanjollë
-
Apeli i Vlorës lë në burg Mihal Kokëdhimën që sulmoi turistët spanjollë
-
Avokatët e Kokëdhimës thonë se spanjollët e tërhoqën zvarrë atë 3.5 km
-
Dalin pamjet ku pronari i lokalit në Himarë sulmon turistët spanjollë