Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Dalin pamjet ku pronari i lokalit në Himarë sulmon turistët spanjollë

Janë publikuar pamjet kur pronari i restorantit në Porto Palermo në Himarë, sulmoi turistët spanjollë.

Ngjarja u regjistrua dy ditë më parë. Në video Mihal Kokëdhima duket në pjesën e parme të makinës dhe godet me grusht dhe me telefon xhamin e parme derisa e thyen.

Lexo edhe: Pas sherrit me turistët spanjollë, arrestohet pronari i lokalit në Himarë

Brenda në makinë është familja e turistëve spanjollë, 5 anëtarë, shoferi dhe shoqëruesi shqiptar. Nga videoja duket që turistët janë tepër të frikësuar. Nga Porto Palermo ata nisen drejt rajonit të policisë në Sarandë, raporton Oranews.

Makina vijon të jetë në ecje ndërsa 51 vjeçari mbi kofano vijon të godasë xhamin e parmë dhe e thyen.

Burri godet me telefon dhe me grusht xhamin.

Ndërkohë që personat brenda makinës thonë se po i ndjekin të tjerë nga pas dhe shoqëruesi shqiptar kërkon ndihmë.

Edhe Një vit burgim për pronarin e restorantit që sulmoi turistët spanjollë në Porto Palermo Arbëri Një vit burgim për pronarin e restorantit që sulmoi turistët spanjollë në Porto Palermo

Familja spanjolle kishte refuzuar shërbimin e keq. Siç u raportua dhe në media, ditën kur ndodhi ngjarja, një grup turistësh spanjollë janë ngritur nga restoranti pa paguar pasi nuk u ka pëlqyer ushqimi. 

Furgoni ka arritur të largohet deri në vendin e quajtur Volloder ku është pikasur nga një furgon i FNSH, i cili ka dhënë ndihmën e parë. Nje dite me pas policia njoftoi se eshte arrestuar Mihal Kokedhima.