Ka nisur seanca ndaj Salih Mustafës në Gjykatën Speciale. Ai pritet të deklarohet sot para rreth akuzave që e ngarkon Prokuroria Speciale.
Nga Dhomat e Specializuara nëpërmjet njoftimit për seancës e sotme kanë bërë të ditur se Mustafës do t’i kërkohet të vetëdeklarohet fajtor ose i pafajshëm në lidhje me akuzat që i ngarkohen. E nëse Mustafa nuk vetëdeklarohet në lidhje me fajësinë ose pafajësinë, atëherë gjykatësi i procedurës paraprake bën deklarimin e pafajësisë në emër të të akuzuarit në përputhje me rregulloren.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo