Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Nis rrënimi i një pike karburanti në Veternik

Ka nisur rrënimi i një pike të karburanti në Veternik të Prishtinës, që ishte pengesë për zgjerimin e segmentit të parë të rrugës Prishtinë – Gjilan.

Sipas Ministrisë së Infrastrukturës, pika e karburantit ishte ndërtuar në pronë publike.

Aksioni për rrënim u ndërmor pas afatit të dhënë prej një muaji për rrënim vullnetar, por që nuk ka ndodhur nga kompania.

Rrënimi filloi nga kompania e kontraktuar dhe nën mbikëqyrjen e inspektorëve të MI-së, por pronarët dhe menaxhmenti i kësaj kompanie janë zotuar se brenda 48 orëve do ta rrënojnë pjesën e mbetur të objektit. Ky afat shtesë i rrënimit është dhënë për shkak të specifikave të objektit dhe evitimit të ndonjë dëmi të mundshëm.