Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili, drejtori i BB për Kosovë Marco Mantovanelli sot kanë marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të projektit të Kosovës për Efiçiencë të energjisë dhe energji të ripërtërirë për tetë klinika në QKUK dhe katër objekte në fushën e edukimit.
Ministri Lluka ka thënë se Qeveria dhe Banka Botërore janë të angazhuar për efiçiencë të dymbëdhjetë projekteve në fushën e shëndetësisë dhe sektorë të tjerë për kursimin e energjisë elektrike. Ai ka shtuar se 50 projekte do të përfundojnë deri në fund të viti që do të ndihmojnë në kursimin e energjisë elektrike.
Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismajli ka thënë se në të këtë reformë të madhe në shëndetësi është edhe reduktimi i shpenzimeve nëpër institucione shëndetësore.
“Ky do të jetë një model i yni dhe nuk do të ndalem me kaq, por do të vazhdojmë edhe me institucionet tjera shëndetësore”, ka thënë Ismajli.
Drejtori i Shërbimit Klinik Universitar dhe Spitalor të Kosovës, Basri Sejdiu ka thënë se ky projekt është një ndihmesë e madhe pasi ato kursime që bëhen do të shpërndahen ose në barna ose në shërbim të pacientëve.
Edhe
Nënshkruhet marrëveshja prej 50 milionë eurosh me BERZH-in për efiçiencë të energjisë
Manotovanelli nga BB ka thënë se shumica e objekteve në këtë fazë të inaugurimit janë në fushën e shëndetësisë.
“Ne po e mbështesim qeverinë me një hua prej 31 milionë dollarë, ku qëllimi është kursimi i fondeve publike, që presim që brenda një viti të shkurtohen shpenzimet me miliona euro dhe ka për qëllim ruajtjen e ambientit”, ka thënë ai.
-
Lansohet thirrja për mbështetje për investim në pajisje efiçiente
-
Jo të gjitha komunat do të përfitojnë nga pakoja 75-milionëshe për energjinë
-
Kurti lavdërohet për përballjen me krizën energjetike, apelon për kursim në janar e shkurt
-
Rizvanolli: Nga subvencionet për energjinë janë shpenzuar 23 milionë euro