Tanimë ka filluar protesta e opozitës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në Tiranë, ku po kërkohen zgjedhje të lira dhe demokratike.
Aty ka arritur edhe lideri i PD-së, Lulzim Basha.
Ndërkohë, Policia ka njoftuar se ka marrë të gjitha masat për organizimin e protestës që nisi në këto momente, ndërsa ka bërë të ditur edhe rrugët e bllokuara dhe janë mobilizuar më shumë se 2 mijë forca policie, përcjell kp.
Avokati i Popullit, Igli Totozani, së bashku me një grup ekspertësh të Seksionit të Deontologjisë e Sigurisë dhe atyre të Mekanizmit Kombëtar të Parandalimit të Torturës do të monitorojnë sjelljen e institucioneve shtetërore dhe Policisë së Shtetit gjatë protestës.
Të parët që u nisën drejt Tiranës, ishin mbështetësit e Partisë Demokratike nga qytetet e jugut. Nga Vlora u nisën disa autobusë, ndërsa një pjesë e mirë e protestuesve u nisën drejt kryeqytetit edhe me automjetet personale.
-
“Rama dorëhiqu”, dita e 27-të e protestave në Shqipëri
-
Vazhdojnë protestat e opozitës në Shqipëri - hidhen molotovë, fishekzjarrë e gaz lotsjellës
-
Tensione në protestën e opozitës në Shqipëri, hidhen molotovë e fishekzjarrë
-
21 të arrestuar nga protesta e opozitës në Shqipëri, 16 policë të lënduar
-
Lëndohen 11 policë nga protesta e PD-së në Shqipëri, 18 të arrestuar