Ministria e Drejtësisë ka nisur punën për ndryshimin e Ligjit për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme.
Ndër kërkesat që i janë bërë nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës e edhe nga Institucioni i Avokatit të Popullit është që të ndryshohet neni 3 i Ligjit, i cili flet për përbërjen, organizimin dhe emërimin, ku kufizohet që numri i gjyqtarëve të jetë deri në 20, shkruan sot Koha Ditore.
Numri i vogël i gjyqtarëve është konsideruar si shkaktar i grumbullimit të lëndëve të pazgjidhura në këtë organ të drejtësisë, i cili merret me kontekste që kanë të bëjnë me Agjencinë Kosovare të Privatizimit dhe procesin e privatizimit në tërësi.
Sipas të dhënave të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, në fillim të këtij viti në Dhomën e Posaçme, në të dy shkallët kanë qenë të pazgjidhura 21 mijë e 581 lëndë. (Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Ministria e Drejtësisë me grup punues për ndryshimin e nenit që kufizon numrin e gjyqtarëve
-
Brenda ditësh funksionalizohet Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme
-
Sylejmani thotë se Dhoma e Posaçme është në gjendje shumë të vështirë
-
Projektligji i ri për Dhomën e Posaçme privon palët nga shkallshmëria e ankesës
-
Dhoma e Posaçme dhe AKP-ja të pakënaqura me ndryshimet ligjore, paralajmërojnë vështirësi në vendimmarrje