Ekipet e kompanisë së kontraktuar kanë filluar pastrimin e barit dhe shkurreve në rrugën Orllat – Bresje, me gjatësi 25 kilometra.
Pastrimi do të bëhet edhe në aksin rrugor Bresje – “Arbën Xhaferi” – Veternik – Besi, me gjithsejtë 40 kilometra.
Ministria e Infrastrukturës ka paralajmëruar edhe fillimin e aksionit të madh të brezit rrugor me moton “Ta pastrojmë Kosovën”, më 15 shtator.
Ministria ka kërkuar nga qytetarët që hasin në ekipet punuese që të kenë mirëkuptim për pengesa të mundshme në komunikacion, dhe të shtojnë kujdesin e tyre gjatë vozitjes në këto pjesë.

Artikuj të ngjashëm
-
Ministria nis pastrimin e dheut në autostradën “Ibrahim Rugova”, akuzon OSHP-në për zvarritje të projektit
-
Qarkullimi në segmentin Suharekë-Prizren ende i bllokuar, vazhdon pastrimi
-
Komuna e Prishtinës nis pastrimin e të gjitha rrugëve në kryeqytet
-
MI-ja thotë së të gjitha rrugët janë të pastruara
-
Braha: Rrugët kanë filluar të pastrohen që dje, erërat po e zbehin efektin e kripës