Në fshatin Gramaqel të Komunës së Deçanit të hënën është hedhur guri themeltar për ndërtimin e objektit të ri të shkollës fillore “Drita”, jo larg objektit të vjetër ekzistues, shkruan sot “Koha Ditore”.
Në këtë ceremoni, në prani të stafit drejtues, mësimor dhe nxënësve të kësaj shkolle, si dhe zyrtarëve të tjerë të Komunës së Deçanit, lopatat e para me beton në themelin e shkollës së re i kanë hedhur kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, bashkë më ministrin për Inovacion dhe Ndërmarrësi, Besim Beqaj.
“Besoj se jemi në rrugë të mbarë se Komuna e Deçanit ka edhe dy shkolla të tjera më standard, siç e kërkon koha. SHFMU ‘Isa Boletini’ në Isniq dhe SHFMU ‘Rexhep Kadrijaj’ në Rastavicë. Edhe kjo shkollë që i nisëm punimet sot këtu në Gramaqel ka qenë mase e domosdoshme për krijimin e kushteve më të mira për mbarëvajtje të procesit mësimor”, u shpreh kreu i Deçanit në inaugurimin e fillimit të punimeve, i cili falënderoi kryeministrin e vendit Ramush Haradinaj, ministrat dhe deputetët që e kanë përkrahur kërkesën e kësaj komune për ndërtimin e kësaj shkollë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Vihet gurëthemeli i shkollës “Lidhja e Prizrenit” në Deçan
-
Në Gllogjan nis ndërtimi i objektit të shkollës “Heronjtë e Dukagjinit”
-
Vihet guri i themelit të shkollës “Heronjtë e Dukagjinit” në Gllogjan të Deçanit
-
Vendoset gur themeli për ndërtimin e kampit të Dritës
-
BE-ja investon 2.7 milionë euro në një shkollë të Graçanicës