Në fshatin Lajthishtë të Obiliqit ka nisur ndërtimi i objektit të shkollës fillore.
Kjo do të jetë shkolla e parë që do të ndërtohet nga komuna e Obiliqit. Me këtë investim, komuna hynë në fazën përmbyllëse të investimeve në infrastrukturën shkollore, gjë e cila është parakusht për ngritje të cilësisë në arsim.
Edhe drejtori i Drejtorisë së Arsimit, Agim Spahiu, tha se investimi në këtë shkollë, tregon për rëndësinë që ka arsimi për qeverisjen aktuale komunale.
Artikuj të ngjashëm