Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Nis ndërtimi i kapërderdhëses në pendën e Përpenicës

Ka nisur sot ndërtimi i kapërderdhëses në pendën e Përlepnicës, në Gjilan, e cila po bëhet me financim të Qeverisë së Kosovës.

Penda e Përlepnicës për herë të parë në historikun e saj po hyn në fazën e sanimit.. Ajo siguron ujin e pijshëm për 82 për qind të qytetarëve të Gjilanit.

“Shpresoj që operatori do t’i përmbahet planit dinamik për ta realizuar me kohë”, ka deklaruar kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, i cili mori pjesë në fillimin e punimeve.

Kurse, zëvendësminitri i Infratrukturës, Rexhep Kadriu, pohoi zotimin e kryeminitrit Haradinaj se çdo projekt i Gjilanit do të mbështetet me të gjitha mundësitë.

Kapërderdhësja kishte mbetur i pakryer qysh në vitin e largët 1997, duke e rrezikuar trupin e pendës.

“Me ndërtimin e kapërderdhëses, sigurohet edhe trupi i pendës në Përlepnicë”, ka thënë drejtori i kompanisë regjionale të ujit “Hidromorava”, Muhamet Suliqi.