Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Nis me tensione seanca e Kuvendit të Shqipërisë për prokurorin, garda bllokon Berishën

Një incident dhe çaste tensioni,pak minuta pas fillimit të seancës plenare.

Teksa ish kryeministri Berisha u nis drejt foltores së Kuvendit për të marrë fjalën e tij dhe për të deklaruar qendrimet e opozitës në lidhje me zgjedhjen e kryeprokurorit, u pengua nga punonjësit e gardës që t’i afrohej foltores.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Më pas deputetë të tjerë opozitarë bllokuan foltoren, duke mos lejuar zhvillimin e mëtejshëm të punimeve. Në këto kushte kreu i kuvendit Gramoz Ruçi, ndërpreu për disa minuta seancën. Pas qetësimit të situatës dhe rifillimit të punimeve, ish kryeministri Berisha mori sërish fjalën në foltore.

Ish-kryeministri dhe deputeti i Partisë Demokratike Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se me bllokimin e fjalës së tij i ka shpallur luftë në parlament, por paralajmëroi se opozita do t’i qëndrojë “dhëmb për dhëmb”, transmeton abcnews.al.

“Një deputeti i jepet fjala, një kryehorr, një pis pisi, një fundërrinë që kërkon të bëhet kryeprokuror fut gardën në një akt të pashembullt për të ndërprerë të drejtën e fjalën të cilin e mora në përputhje të plotë me procedurën.

Me këtë akt ky horr shpall luftë në parlament, dhe të jetë i bindur që do t’i qëndrojmë dhëmb për dhëmb dhe fije për fije kryepisit të Shqipërisë, kryehorrit të Shqipërisë, atij që kërkon sot të bëhet kryeprokuror i Shqipërisë”, tha Berisha duke folur nga foltorja e parlamentit pas rinisjes së seancës, e cila u ndërpre pasi garda e republikës bllokoi ish-kryeministrin të shkojë tek foltorja.

Fillimisht Lulzim Basha e më pas Monika Kryemadhi kërkuan heqjen nga rendi i ditës shqyrtimin për zgjedhjen e kryeprokurorit të ri të përkohshëm.

“Sot është një nga ditët më të rënda për demokracinë, më të vështira për qytetarët që duan një vend demokratik ku respektohet ligji dhe Kushtetuta. Sot në dhunim flagrant të kushtetutës, shumica parlamentare kërkon të marrë një pushtet që nuk i takon. Është një seancë antikushtetuese, sot në mënyrë tinzare po bëheni gati për një grusht shteti”, tha Basha.

“Ke një kërkesë me shkrim institucionale nga tri grupet parlamentare opozitare. Të mos lejojmë dhunimin sot të kushtetutës. Kushtetuta ta ndalon që të bësh aktin që ke futur në rendin e ditës, kapjen e prokurorit të përgjithshëm me votat e një partie politike. Reforma në drejtësi ta thotë se prokurori nuk mund të zgjidhet me më pak se 3/5 e votave. Tërhiquni nga kërkesa!”, vijoi Basha.

Monika Kryemadhi kërkoi të njëjtën gjë.

Gramoz Ruçi e hodhi në votim kërkesën e opozitës, që u rrëzua nga deputetët e mazhorancës. Zgjedhja e kryeprokurorit mbetet në rend të ditës, por seanca nuk vijoi. Deputetët e PD iu drejtuan në grup foltores, duke u përplasur me Gardën. Seanca u ndërpre për herë të dytë.