Prej sot, studentët e Universitetit të Prishtinës do të kenë mundësinë të mësojnë gjuhën kroate në ambientet e Fakultetit Filologjik në Prishtinë.
Ambasadorja e Kroacisë në Kosovë, Marija Kapitanoviq, në hapje të kursit të gjuhës kroate, tha se gjuha është hapi i parë përmes së cilës hapen shtigjet për të njohur shoqëri dhe kultura të reja.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo"Ju e keni mundësinë që të mësoni gjuhën kroate, por edhe të shkëmbeni kulturat duke njohur shoqëri të reja. Duke e mësuar gjuhën kroate, ju do të keni mundësinë që të ndiqni studimet e masterit në Kroaci", u shpreh ajo, përcjell KosovaPress.
Lindita Sejdiu - Rogova, dekane e Fakultetit Filologjik, tha se ideja e këtij projekti është e kahmotshme.
Ajo pohoi se është një investim reciprok i cili vlen shumë, pasi që siç tha ajo, vetë hapja e këtij kursi nënkupton se do të hapet një katedër e gjuhës shqipe në Universitetin e Zagrebit.
"Shpresojmë që vitin tjetër qeveritë tona të nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi për shkëmbime të studentëve", tha ajo.
Ndërsa, profesoresha Ivançica Bankoviq - Mandiq, tha se është shumë e lumtur që ka rastin të vazhdojë punën e palodhshme me studentë.
Ndryshe, deri më tani janë lajmëruar 30 studentë të Universitetit të Prishtinës, të cilët kanë shprehur interesim për të ndjekur kursin e gjuhës kroate.