Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kapitanoviq: Rajoni, fokusi i Kroacisë gjatë udhëheqjes me Presidencën e BE-së

Ambasada e Kroacisë në Prishtinë ka shënuar Ditën kombëtare në 28-vjetorin e shpalljes së pavarësisë nga ish-Jugosllavia e atëhershme.

Në një ceremoni rasti, të organizuar sonte në ambientet e kësaj ambasade, morën pjesë kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ish-presidentja Atifete Jahjaga, përfaqësues të partive politike, shoqërisë civile dhe mysafirë të tjerë të ftuar.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ambasadorja e Kroacisë, Maria Kapitanoviq ka folur rreth aktiviteteve të cilat janë zhvilluar nga kjo ambasadë gjatë kohës sa ajo ka marrë këtë detyrë, duke përmendur fillimin e kurseve për mësimin e gjuhës kroate, si një mundësi që të rinjtë e Kosovës të gjejnë vende më të mira pune në të ardhmen, transmeton kp.

“Kroacia do të bartë përvojat e saja te kosovarët, pasi që bashkëpunimi rajonal është një element i rëndësishëm në marrëdhëniet tona, dhe pasi ne besojmë se kjo është një mundësi unike për Kosovën të paraqesë në kornizën e bashkëpunimit rajonal punën e arritur gjatë periudhës së shpalljes së pavarësisë e deri më sot. Kjo është një mundësi për të dëshmuar proceset vetanake dhe rolin koordinues të institucioneve dhe çështjeve të jashtme nga ana e saj”, tha ambasadorja Kapitanoviq.

Ajo ka bërë të ditur se Kroacia do të marrë rolin udhëheqës të Presidencës së BE-së duke filluar nga viti i ardhshëm, duke thënë se kjo do të jetë një sfidë e re për këtë vend që e merr këtë detyrë për herë të parë, e cila duhet të demonstrohet me shkathtësi nga të gjitha aspektet e saj.

“Një nga prioritetet tona gjatë Presidencës sonë do të jetë më saktë rajoni dhe mbajtja e fokusit në proceset e BE-së. Kroacia është e interesuar për një rajon të suksesshëm dhe me prosperitet, pasi ju jeni fqinjët tanë. Prioritet i dytë do të jetë zhvillimi i kulturës, por po ashtu është në interes të fuqishëm një BE e fuqishme, ndërtimin e marrëdhënieve me rajonin, një njohjen e benefiteve afatgjata për të gjithë ne”, tha ambasadorja Kapitanoviq.